Ishte djali i vogël i një familjeje të pasur e cila kishte zbritur nga fshati Gremsh i Tomoricës dhe kishte blerë rreth 600 ha tokë në Velmish të Beratit. Të atin nuk e njohu pasi ndërroi jetë kur Hyseni ishte në barkun e nënës, kurse nëna po ashtu e la jetim në moshë të vogël. Ai u rrit me dashurinë e vëllezërve dhe motrave. Vëllai i madh, Ramadani, ishte afro 17 vjet më i madh. Hyseni kreu gjimnazin e Shkodrës ku ra në kontakt edhe me idetë e para të majta. Në ndryshim nga i vëllai i madh, Ramadani, i cili mbështeste nacionalistët e Ballit Kombëtar, Hyseni u lidh me lëvizjen nacional çlirimtare që në vitin 1942. Ai ishte ideatori i çetës së Roskovecit, ka organizuar të rinjtë në zonën e Beratit, Skraparit dhe fshatrave përreth. Ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i komandant Gjin Markut. Pas lufte, duke qenë se i përkiste një familjeje të pasur, arrestohet dhe dënohet me burgim të përjetshëm si antijugosllav. Pas prishjes me jugosllavët, fiton pafajësinë dhe vendoset në Lushnjë në një drejtori bujqësore. Pas disa vitesh tenton të arratiset jashtë Shqipërisë, por tradhtohet nga personi që do t'i siguronte kalimin në Greqi. Arrestohet dhe kryen 16 vite burg: një pjesë në burgun e tmerrshëm të Burrelit. Ka qenë i martuar me Afesa Velmishin (Xhindoli). Patën 4 fëmijë. Pas arrestimit, Afesaja me të katër fëmijet u internuan në kampin famëkeq të Tepelenës. Aty humb jetën vajza e madhe 10 vjeçare, por fatmirësisht mbijetuan djali i madh, 5 vjeç dhe dy binjake 6 muajsh në fillimin e internimit. Pas daljes nga burgu, Hyseni kthehet në Lushnjë duke punuar në punë të rëndomta. Vdiq më 17.1.1986 dhe u varros në fshatin e tij të lindjes, Velmish.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.