| Zyhdi Morava | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zyhdi Morava |
| Vendlindja: | Gracë ,Devoll |
| Datëlindja: | 14/3/1946 |
| Datë Vdekja: | 9/7/2010 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 3/3/1978 |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor" |
| Dënimi: | 8 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 282 |
| Data e Vendimit: | 4/7/1978 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Tiranës |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu i Spaçit - |
Shkrimtar. Lindi në fshatin Gracë të Devollit, më 14 mars të vitit 1946. U internua nga Tirana në fshatin Yrshek për motive politike. U arrestua më 3 mars 1978, dhe me vendim nr. 282, datë 4 korrik 1978, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. Dënimin e vuajti në Spaç. Me dekret nr. 6656 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, datë 28 tetor 1982, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. Mes viteve 1982-1991 u shtrëngua të punojë si punëtor ndërtimi, punëtor ngarkim-shkarkimi, punëtor në fermë bujqësore dhe roje nate në një stallë kuajsh. Më 2005 u zgjodh kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisteve (LSHA). Vdiq në Tiranë, më 9 korrik 2010.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 373








