Lindi në fshatin Armen të Vlorës. Me vendim nr. 2, datë 25 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi "kriminel lufte" dhe "armik të popullit", dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, humbjen e të drejtës qytetare-politike baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Me dekretin nr. 811, datë 27 prill 1949, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu zbrit në 15 vjet heqje lirie.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 87
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.