Zyber Alimehmeti | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Zyber Alimehmeti |
Atësia: | Qazim |
Vendlindja: | Tiranë |
Vendbanimi: | Tiranë |
Datëlindja: | 1941 |
Datë Vdekja: | 2016 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 6/4/1966 |
Data e Lirimit: | 13/8/1987 |
U arrestua më 6.4.1966 së bashku me shtetasit: Ismail Kapllani, Sazan Hadëri (vrarë në Burgun e Burrelit), Veip Hoxha, Avdulla Hyka, Avdulla Sinani. U akuzua “për tradhti ndaj atdheut”, pavarësisht që arratisja kishte qenë vetëm një mendim dhe jo tentativë. Gjykata Ushtarake Tiranë, me vendimin nr.81, datë 9.8.1966, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje, pushkatim së bashku me Ismail Kapllanin. U la në fuqi me vendimin nr.59, datë 23.8.1966 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë. Me dekretin nr.4180, datë 4.10.1966 Presidiumi i Kuvendit Popullor u fali jetën, duke ia kthyer dënimin me 25 vjet heqje lirie dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet.
U lirua më 13.8.1987 nga Reparti nr.311 Qafë-Bari. Vuajti mbi 21 vjet burg. Ai ishte 25 vjeç kur u arrestua dhe 46 vjeç kur u lirua.