| Zenel Peposhi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zenel Peposhi |
| Vendlindja: | Kukës |
| Datëlindja: | 20/3/1935 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 8/9/1959 |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 4 |
| Data e Vendimit: | 30/1/1960 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
U lind më 20 mars të vitit 1935, në Lusën të Kukësit. U arrestua më 8 shtator 1959 dhe me vendim nr. 4, datë 30 janar 1960, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskim të pasurisë.
U lirua më 17.12.1978 nga Reparti nr.309 Ballsh. Vuajti dënimet në këto kampe e burgje: Reparti nr.321 Burrel, Reparti nr.307 Rubik, Reparti nr.323 Fushë Krujë, Reparti nr.303 Elbasan, Reparti nr.309 Skrofotinë, Vlorë, Reparti nr.309 Ballsh. Pas daljes nga burgu, më 30.5.1979 u internua në Vashanj të Peqinit.
Duke përfituar se një makinë shkonte për një gjenerator në Kukës, udhëtoi bashkë me të dhe u arratis me sukses nga Shqipëria.
Fotoja është realizuar rreth vitit 1965 në Repartin nr.307 Rubik.
