Lindi më 22 tetor të vitit 1925, në Çezmë të Pogradecit. Me vendim nr. 137, datë 23 maj 1946, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi "armik të popullit" dhe e dënoi me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së tij së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e ndëshkimit. Në bazë të nenit 51, të ligjit nr. 382 datë 24 dhjetor 1946, dënimi iu kthye në 5 vjet privim lirie me punë të detyruar

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 388
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.