Lindi më 1920, në Korçë. Më 5 qershor 1945, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi fajtor se «ka mbajtur në shtëpinë e tij kriminelin e arratisur R. Z.», me një vit burg dhe humbjen e të drejtës elektorale baras me kohën e ndëshkimit. Më 16 gusht 1949, u arrestua përsëri. Më 28 prill 1950, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi fajtor si «pjesëmarrës në grup kundër pushtetit popullor », me 7 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 226.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.