Lindi në Shkodër, më 7 janar 1892. Arsimin fillor e kryen në vendlindje, në Kolegjin e Jezuitëve dhe më vonë diplomohet në Akademinë Ushtarake, Itali. Zotërues i disa gjuhëve të huaja. Gjatë pushtimit fashist mbajti detyrën e prefektit dhe kuestorit. Gjyqi special, në mars 1945 e cilëson si “kriminel lufte” dhe e dënon me pushkatim së bashku me 16 personalitete të tjerë. Pushkatohet më 13 prill 1945.

Gjatë karrierës së tij politike , Zef Kadarja ka kryer këto shërbime:

Sekretar i gjyqit në Shkodër (1913), kryesekretar e ndihmës anëtar i gjyqit të fillimit (1914-1920), nënprefekt në Kolonjë (1922), nënprefekt në Pogradec (1923), nënprefekt në Lezhë (1924), nënprefekt në Blinisht dhe më pas prefekt në Gjirokastër (1925), prefekt në Berat (1926), prefekt në Korçë (1927), prefekt në Vlorë (1928-1930), prefekt në Elbasan (1931), prefekt në Durrës (1932-1935), Anëtar i Komitetit Administrativ të Përkohshëm me atributet e ministrit të Brendshëm (1939), Drejtor i Policisë dhe Sigurimit (31 gusht 1940-23 mars 1942).

 

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 113
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.