| Zef Ashta | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Zef Ashta |
| Atësia: | Cin |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Vendbanimi: | Shkoder |
| Datëlindja: | 1913 |
| Profesioni: | Ushtarak |
| Datë Vdekja: | 5/6/1979 |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 26/11/1946 |
| Akuza: | «Oficer të okupatorëve italo-gjermanë, agjitacion e propagande, moskallëzim krimi» |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 23/6/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Zonës Ushtarake Shkodër |
| Data e Lirimit: | 30/8/1951 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 19/3/1953 |
| Dënimi: | 14 vjet Burg |
| Vendimi: | nr.311 |
| Data e Vendimit: | 26/8/1953 |
| Gjykata: | Gjykata Popullore e Shkodrës |
| Data e Lirimit: | 7/2/1964 |
Lindi në vitin 1913, në Shkodër. Kreu gjimnazin françeskan në Shkodër. Më pas kreu Akademinë Ushtarake në Itali.
U dënua tri herë nga regjimi komunist.
Më 23 qershor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor si «oficer të okupatorëve italo-gjermanë» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për një vit kohë.
U arrestua sërish më 1953, dhe më 26 gusht të po atij viti, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit», «propagandë lufte» dhe «moskallëzim krimi» dhe e dënoi me 14 vjet heqje lirie. Disa muaj pas lirimit nga dënimi i dytë, Zef Ashta u arrestua prapë më 28.7.1965 për tentativë arratisjeje së bashku me shokun e burgut, Gjeto Rama dhe u dënuan me 17 vjet burg. Vitet e fundit të dënimit i kreu në Spaç.
Vdiq në burg.
