Ylli u arrestua më 5.11.1983 në moshën 18-vjeçare në kinemanë e vjetër në lagjen “Kastriot” të Fier në kohën kur po zhvillohej një mbledhje me të rinjtë e Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë. U akuzua në bazë të neneve 47/gj, 11/2, 55/1 të Kodit Penal. Gjykata arsyetonte se i pandehuri: “Duke patur zbrazëti në formimin e tij politik dhe ideologjik, ka arritur të armiqësohet me pushtetin popullor deri në atë shkallë sa të kryejë krime të rënda kundër shtetit siç janë krimi i tradhtisë ndaj atdheut, vepër e cila është shoqëruar dhe me agjitacion dhe propagandë kundër shtetit”.

Gjykata e Rrethit Fier, e drejtuar nga Dalip Bushi, me pjesëmarrjen e prokurorit Thoma Gallani, me vendimin nr.29, datë 7.12.1984, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet.

Ylli vuajti pjesën më të madhe të burgimit në Repartin nr.311 Qafë-Bari. U lirua më 7.8.1990, nga Reparti nr.305 Përparim.

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.