Djali i Dervish Hajdar Ramollit, nga Tri-Urat e Leskovikut. Studenti 25 vjeçar që vazhdonte studimet në Liceun e Korçës, që rridhte nga familje nacionalist ballistësh, po udhëtonte nga Teqeja për në Korçë. Komunistët e batalionit “Hakmarrja”, të urdhëruar nga komandant Petrit Dume dhe komisar Josif Pashko, ndaluan veturën e tij, në Gërmenj dhe e urdhëruan të zbriste duke e ekzekutuar dhe lënë Xhevdetin të mbytur në gjak. Sipas Ekrem Bardhës, që e ka parë, pamja më e rëndë ishte sepse e kishin masakruar me thikë, duke i prerë veshët dhe gishtërinjtë.

Komunistët hapën fjalë se Xhevdetin e ekzekutuan, mbasi ai ishte fashist, ku në të vërtetë Xhevdeti nuk kishte pranuar ta vishte këmishën e zezë dhe ky veprim i tij njihej nga të gjithë njerëzit përreth zonës.

Kjo ngjare është illustruar në librin “Larg dhe pranë Shqipërisë”, të autorit Ekrem Bardha, hartuar nga Naum Prifti, 2002.

Burimi: https://gazetashqiperiajone.wordpress.com/2016/08/04/kush-e-filloi-luften-civile-ne-shqiperi/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.