Lindi në vitin 1919, në Dukat të Vlorës. Me vendim nr. 22, datë 17 qershor 1946, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi "armik të popullit" dhe "sabotator të pushtetit" dhe e dënoi me 3 vjet burg. U arrestua sërsih më 2 janar të vitit 1954, dhe me vendim nr. 132, datë 3 nëntor 1954, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut dhe për moskallëzim krimi" dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. U lirua më 24 korrik të vitit 1967.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 333
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.