Lindi më 1923, në Berat. Më 31 dhjetor 1947, me vendim nr. 554, Gjykata ushtarake e Elbasanit e dënoi "se ka qenë një nga iniciatorët e krijimit të Ballit Kombëtar dhe më vonë të Bashkimit Shqiptar, ka marrë pjesë në mbledhje ku janë marrë vendime, ka qenë i lidhur me agjentët e anglo-amerikanëve, të cilëve u ka dhënë informata me karakter ushtarak-politik-ekonomik, ka pasur lidhje me kriminelët", me burg të përjetshëm, humbjen e të drejtave civile dhe politike për 5 vjet dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 107
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.