| Xhetan Daci | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Xhetan Daci |
| Vendlindja: | Bulqizë |
| Vendbanimi: | Bulqizë |
| Datëlindja: | 1918 |
| Datë Vdekja: | 1954 |
| Vënd Vdekja: | Bulqizë |
| Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje ne burg |
| Rrethanat e Vdekjes: | Hetuesi |
| Zhdukja | |
| Akuza: | “motive politike “kriminel lufte dhe armik i popullit“ |
Lindi më 1918, në Bulqizë. Më 4 janar 1994, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vdekjes në hetuesi, për motive politike, në 1954. Më 12 mars 1947, me vendim nr. 19, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Zerqanit, urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasunis të tundshme dhe të patundëshme të arratisunit “kriminel lufte dhe armik i popullit” Xhetan Daci nga Gjoric e Poshtme».
