Veniamin Dashi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Veniamin Dashi |
Vendlindja: | Elbasan |
Datëlindja: | 1899 |
Profesioni: | Historian,përkthyes |
Datë Vdekja: | 1965 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1946 |
Akuza: | “Veprimtari kundër komunizmit” |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Vendimi: | nr. 493,15 dhjetor 1947,Gjykata Ushtarake Elbasan,nr. 819,27 prill 1949,Dekreti të Kuvendit Popullor |
Historian, përkthyes. Lindi në Elbasan, në vitin 1899. Mbaroi studimet e larta për Histori në Vienë, Austri. Ka kryer detyrën e Drejtorit të Institutit Nëna Mbretëreshë. U arrestua më 1946 në Fier dhe u dënua me 10 vjet burg për veprimtari antikomuniste. Më 15 dhjetor 1947, me vendim nr. 493, Gjykata Ushtarake Elbasan e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen të drejtës elektorale për 5 vjet. Më 16 mars 1948, Komiteti Ekzekutiv i K. P. të Qytetit të Elbasanit urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së tij të tundëshme dhe të patundëshme. Me dekret të Kuvendit Popullor, nr. 819, më 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 7 vjet burg. Në burgun e ri të Tiranës, ku po kryente dënimin, u caktua në repartin e përkthimeve. Ka përkthyer me dhjetëra vepra albanologjike nga më të arrirat. Përkthimet e tij janë shfrytëzuar në anonimat nga Instituti i Historisë, Instituti i Arkeologjisë, shtëpia botuese Naim Frashëri etj. Vdiq më 1965. Vepra: Mayer-Kraitscher, Historija e kohës së vjetër. p. I; Historija e kohës së vjetër, p. II; Romanët, “Luarasi”, Tiranë, 1935; Georg Von Hahn, Studime Shqiptare, “IDK”, Tiranë, 2007.