| Vasil Nosi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Vasil Nosi |
| Atësia: | Grigor |
| Vendlindja: | Elbasan |
| Datëlindja: | 1902 |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Lindi në vitin 1902, në Elbasan. Nipi i Lef Nosit. Me vendim nr. 384, datë 21 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor si «strehues dhe ndërlidhës të armikut të popullit dhe të sabotatorëve të pushtetit popullor», dhe e dënoi me 6 vjet burg dhe humbjen e të drejtave qytetare-politike baraz me kohën e dënimi.
Ndërroi jetë në burg. Emri i tij është i shkruar në murin e nderit në Tel-Aviv si një nga njerëzit që ka mbrojtur hebrenjtë gjatë luftës.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 130.
