Vasil Mano | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Vasil Mano |
Atësia: | Theodhoraq |
Vendlindja: | Korçë |
Vendbanimi: | Korçë |
Datëlindja: | 30/12/1912 |
Profesioni: | Inxhinier |
Datë Vdekja: | 22/12/1946 |
Vënd Vdekja: | Maliq |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Ngjarja i përfshirë: | Këneta e Maliqit, “Organizatë tekniko-sabotatore” |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Data Ekzekutimit: | 22/12/1946 |
Vendi Ekzekutimit: | Maliq |
Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Gjykata e Lartë Ushtarake e Tiranës |
Inxhinier. Lindi në Korçë, më 30 dhjetor të vitit 1912. Fakultetin e Inxhinierisë e kreu në Universitetin e Zagrebit në Kroaci, më 1930. U kthye në Shqipëri bashkë me bashkëshorten e tij kroate, Erikën a Zyrakën. Bashkë punuan në Tiranë, Berat e Korçë. U arrestua më 6 tetor 1946, me akuzat: "1) Ka qenë anëtari kryesor i grupit tekniko-sabotator, për sabotimin e punimeve të Maliqit e gjetkë. 2) Ka marrë pjesë në të gjitha mbledhjet që janë bërë në shtëpinë e tij dhe gjetkë, ku është shtruar mënyra e sabotimit, sipas udhëzimeve të agjentëve të huaj. 3) Ka sabotuar në sektorin e tij dhe ka përpiluar raporte dhe informata për agjentët e reaksionit të huaj në Tiranë, me të cilët ka bërë edhe takime. 4) Ka propaganduar për ta zgjeruar rrethin e tij reaksionar në Maliq e Korçë. 5) Ka pritur zbarkimin e të huajve në vendin tonë dhe ndërrimin e shpejtë të situatës."
Me vendim nr. 17, datë 18 nëntor 1946, Këshilli Gjyqësor i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i mbledhur në sallën e kinemasë “Nacional” në Tiranë, e dënoi me vdekje, me pushkatim, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme personale dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. Sipas urdhërit të gjykatës, u ekzekutua në Maliq, bashkë me të shoqen, Mirush Përmetin dhe Eugenio Scaturron. Ekzekutimi kryhet më 22.12.1946, pasi në mbledhjen nr.59, datë 19.11.1946, Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi refuzimin e kërkesave për faljen e jetës së bërë nga të dënuarit e procesit të parë të “Maliqit”.