Lindi në Krujë, në vitin 1937.U arrestua më 16 nëntor 1956, dhe me vendim nr. 31, datë 28 shkurt 1957, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut duke u përgatitur për t’u arratisur jashtë shtetit" dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Me dekret nr. 2548, datë 27 nëntor 1957, të K.P. iu fal ¼ e dënimit. U lirua më 25 nëntor të vitit 1962. Me vendim nr. 14, datë 19 shkurt 1981, Gjykata e Rrethit të Krujës e deklaroi fajtor për "kundërshtim të përfaqësuesit të pushtetit" dhe e dënoi me 1 vit heqje lirie.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 305
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.