| Thoma Orollogai | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Thoma Orollogai |
| Vendlindja: | Korçë |
| Datëlindja: | 1888 |
| Profesioni: | Jurist |
| Datë Vdekja: | 1947 |
| Vënd Vdekja: | Tiranë |
| Arsyeja e Vdekjes: | Hetuesi/Tortura |
| Rrethanat e Vdekjes: | Hetuesi |
Ministër i Drejtësisë në vitet '30. Përfaqësues i Ballit Kombëtar në Marrëveshjen e Mukjes.
Thoma Orollogai ishte shkolluar në Athinë dhe Paris. Ai ishte diplomuar për jurisprudencë. Pas studimeve u kthye në Korçë, ku mbështeti Kostaq Kotën për çlirimin nga francezët. Deputet i këtij qyteti.
U arrestua në vitin 1947, si pjesëmarrës në Ballin Kombëtar dhe qeveritë e mëparshme. Pas torturave të rënda, vdes në hetuesinë e Tiranës më 30 nëntor 1947.[3]
