Lindi në vitin 1875, në Sarandë. U arrestua më 10 tetor 1945, dhe më 20 nëntor të po atij viti, me vendim nr. 317, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "për ndërlidhje me reaksionin neofashist grek, propagandues kundër pushtetit popullor dhe si kriminel lufte" dhe e dënoi me 3 vjet burg. Më 21 prill 1953, me vendim nr. 27, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "për krimin e kryerjes së veprimeve përgatitore për të kryer akte terroriste kundër pushtetit dhe partisë" dhe "për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 23 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë. Më 25 maj 1953, me vendim nr. 199 të Gjykatës së Lartë, u la në fuqi akuza e "agjitacionit e propagandës", por u deklarua i pafajshëm për kryerjen e veprimeve përgatitore për aktet terroriste.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 283
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.