Lindi në Dukagjin, më 5 gusht 1904. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të udhëzimit nr. 2 të Këshillit të Ministrave, datë 4 janar 1992, komisioni i ngritur për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, në mbledhjen e datës 30 prill 1994 vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike nga ish i dënuari Mëhill Mirashi (Thana) nga data 20 shtator 1946 deri në datën 20 shtator 1947. Kjo duke u bazuar në vendimin nr. 487, datë 19 tetor 1946, të Gjykatës Ushtarake të Shkodrës.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 360
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.