Vajza e madhe e sipërmarrësit dhe filantropit elbasanas Xhavit Biçaku, i cili u dënua me 20 vjet burg në vitin 1947, si pjesëmarrës në "gr

Pas arrestimit të tij, Suzana me të ëmën dhe të motrën u nxorën nga shtëpia dhe jetuan në një kasolle. E përjashtuan nga të gjitha shkollat e Shqipërisë. Edhe e ëma u dënua me burg për shkak se kundërshtonte kushtet e jetesës.  Atë e mori një i afërm në Tiranë, por e detyruan të largohej edhe që aty.

Suzana u angazhua me sporte të ndryshme dhe u bë një volejbolliste e zonja falë mbështetjes së të afërmve dhe mjedisit sportiv.

Pa shkollimin e duhur, u mundua gjithë jetën në punë të vështira. U martua me Naim Maliqin, bir i një tjetër familjeje të përndjekur. Patën një djalë.

Në vitin 1997, emigroi në Itali. Ajo ka rrëfyer jetën e saj në një libër me autor Denis Gilën, botim i ISKK "Suzana Biçaku Maliqi: Gjineshtra në vullkanin e kuq", promovuar në korrik të vitit 2021, me pjesëmarrjen e Suzanës 87-vjeçare.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.