| Sulejman Harri | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sulejman Harri |
| Atësia: | Demir |
| Vendlindja: | Elbasan |
| Datëlindja: | 24/3/1900 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 23/5/1947 |
| Akuza: | "Krime kundër shtetit” |
| Dënimi: | Burgim të përjetshëm Burg |
| Vendimi: | Nr. 535, Gjykata Ushtarake |
Lindi më 1900, në Elbasan. Sulejmani apo Sulë Harri studioi pedagogji dhe psikologji në Austri. U kthye në atdhe ku nisi të punojë si mësues në vitet '20. Themeloi Ushtrimoren e Elbasanit. U arrestua më 23 maj 1947. Më 29 dhjetor 1947, me vendim nr. 535, Gjykata Ushtarake e dënoi për “krime kundër shtetit” me burgim të përjetshëm, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave politike për 5 vjet. Liruar më 2 nëntor 1956.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 6, FL. 127, 249-250
