| Stamato Pantazi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Stamato Pantazi |
| Vendlindja: | Grazhdan |
| Datëlindja: | 6/1/1935 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 22/5/1951 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 6 janar 1935, në Grazhdan. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 18, datë 19 nëntor 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga Saranda në Cërrik (Elbasan), prej 22 majit 1951 deri më 30 shtator 1991.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 199
