| Spiro Gjoka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Spiro Gjoka |
| Atësia: | Qirjako (Qiro) |
| Vendlindja: | Përmet |
| Datëlindja: | 1923 |
| Gjyqi | |
| Dënimi: | 6 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 21/2/1969 |
Lindi më 1923, në Përmet. Më 21 shkurt 1969, është dënuar për "agjitacion e propagandë", me 6 vjet burg. Në vitin 1967, ishte dënuar me burg vëllai i tij, Sotir Gjoka. Vëllain tjetër, Ndreko, e kishin vrarë pa gjyq, pas arrestimit.
Ka vuajtur në disa kampe e burgje në Spaç, Vlorë etj..
Pas lirimit nga burgu, jetoi në internim.
Fotoja: Realizuar nga Jutta Benzenberg në Savër në vitin 1991
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 273-274
