Sokrat Dodbiba | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Sokrat Dodbiba |
Vendlindja: | Elbasan |
Datëlindja: | 8/08/1898 |
Datë Vdekja: | 25/11/1956 |
Vënd Vdekja: | Burrel |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 12/1944 |
Dënimi: | 30 vjet Burg |
Lindi më 8 gusht të vitit 1898, në Elbasan. Në 1928 mori gradën "Doktor" për ekonomi politike në Universitetin e Vjenës. Pas kthimit në atdhe u emërua në Ministrinë e Financave. Më 1932, bashkë me Rrok Gerën , drejtoi revistën "Ekonomisti shqiptar", organ i Ministrisë së Financave. Po këtë vit u emërua Drejtor i Departamentit të të Ardhurave, kurse më 1936 Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave. Në periudhën 1937-1943 shërbeu si Komisioner i Bankës së Shtetit Shqiptar dhe në 5 nëntor 1943 u emërua Ministër i Financave në qeverinë e Rexhep Mitrovicës. Pikërisht në këtë periudhë, me perpjekje të mëdha, arriti të tërheqë nga Banka e Italisë në Romë thesarin shqiptar prej 120 milionë franga ari, e ta sjellë atë në Bankën e Shqipërisë. Që andej solli dhe makineritë për shtypjen e kartmonedhave të reja. Më 17 qershor 1944 dha dorëheqjen nga funksioni i ministrit. U arrestua në dhjetor të vitit 1944 dhe në prill 1945 u dënua me 30 vjet heqje lirie. Vdiq në burgun e Burrelit, më 25 nëntor 1956.