| Sherif Allamani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sherif Allamani |
| Atësia: | Shahin |
| Vendlindja: | Kurdari ,Mat |
| Datëlindja: | 8/4/1926 |
| Ngjarja i përfshirë: | Revolta e burgut të Spaçit |
| Gjyqi | |
| Akuza: | «Agjitacion e propagandë,moskallzim të krimi,përhapje të sekretit shtetëror° |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 18/10/1970 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Matit |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | «sabotim duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundra pushtetit popullor dhe për agjitacion e propagandë që ka sjellë pasoja veçanërisht të rënda» |
| Dënimi: | 18 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 13/7/1973 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Mirditës |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu i Spaçit - |
| Burgu: | Burgu i Burrelit |
Lindi më 8 prill të vitit 1926, në fshatin Kurdari të Matit. Më 18 tetor 1970, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Matit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», «moskallëzim të krimit» dhe «përhapje të sekretit shtetëror» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie. Mori pjesë në revoltën e Spaçit të 21-23 majit të vitit 1973, ndaj dhe, më 13 korrik të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «sabotim duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundra pushtetit popullor dhe për agjitacion e propagandë që ka sjellë pasoja veçanërisht të rënda» dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 8 shtator 1973.
