| Shefqet Muka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shefqet Muka |
| Atësia: | Ahmet |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Datëlindja: | 13/9/1887 |
| Profesioni: | Mësues |
| Datë Vdekja: | 28/1/1967 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 21/10/1946 |
| Dënimi: | 101 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 23/6/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Shkodër |
| Data e Lirimit: | 2/9/1965 |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu i Burrelit |
Mësues, përkthyes, poet, aktivist i komunitetit mysliman. U lind në Shkodër, ku edhe ndoqi gjimnazin turk të qytetit. Ishte zotërues i disa gjuhëve të huaja. Nisi punë si mësues dhe gjatë karrierës së tij u bë themelues dhe drejtues i disa shkollave.
U arrestua dhe u dënua dy herë me internim nga pushtuesit italianë. U bë një nga drejtuesit e Partisë së Legalitetit për Shkodrën. Pas vitit 1944, qëndroi dy vite i fshehur. U dorëzua pas shpalljes së amnistisë, por u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Vuajti në kampet e Maliqit, të Bedenit dhe në burgun e Burrelit. U lirua nga burgu në vitin 1965, pasi 19 vitesh.
U nda nga jeta në janar 1967.
Pas vitit '90, i është dhënë titulli "Mësues i Popullit".
