| Shefqet Gjana | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Shefqet Gjana |
| Atësia: | Shaqir |
| Vendlindja: | Kukës |
| Vendbanimi: | Kukes |
| Datëlindja: | 9/6/1940 |
| Profesioni: | Mësues |
| Gjyqi | |
| I Torturuar: | Po |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë” |
| Dënimi: | 8 vjet Burg |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu i Spaçit - |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1986 |
Lindi në Bicaj të Lumës (Kukës) në vitin 1940. Shkollën fillore dhe shtatëvjeçare e kreu në vendlindje. Shkollimin e mesëm e kreu në Shkodër, e mandej, fill, në këtë qytet kreu Institutin “Luigj Gurakuqi” për Gjuhë dhe Letërsi. Pas pesë vitesh punë arsimtar, në vitin 1969 arrestohet dhe akuzohet për “agjitacion e propagandë" dhe "tentativë për vrasjen e Enver Hoxhës”, por si përfundim i lihet vetëm akuza e agjitacionit dhe propagandës. Hetuesinë e kreu në Tiranë për gati 10 muaj, ndërsa gjyqi u zhvillua në Kukës. Dënohet me 8 vite burg.
E dërgojnë fillimisht në Reps, por pasi refuzoi ofertën për të bashkëpunuar, e dërgojnë në Spaç. U riarrestua pas revoltës së Spaçit, edhe pse nuk kishte marrë pjesë, por nuk u ridënua, sepse ranë të gjitha dëshmitë kundër tij.
Pasi lirohet nga burgu, në vitin 1986 internohet për tre vjet në fshatin e tij me detyrim paraqitjeje, pa pasur të drejtë të largohet. Me 1991 emërohet kryetar i Këshillit Pluralist në Bicaj. Në Konferencën e parë të Partisë Demokratike zgjidhet anëtar kryesie. Me 1994 kyen detyrën e sekretarit të degës së PD në Kukës. Ka shkruar e botuar prozat memuaristike autobiografike “Lëkura e dhimbjes”, “Golgota e dashurisë” dhe vëllimet me poezi “Mëkatet e fatit”, “Në korridoret e dhimbjes”, tregimet e novelat “Dhimbje që hedhin autograf”, “Terri i të gjallëve” etj.
