Shaqir Heta | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Shaqir Heta |
Vendlindja: | Trush, Shkodër |
Datëlindja: | 1900 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Armik i popullit" |
Dënimi: | I përjestshem Burg |
Data e Vendimit: | 19/5/1945 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Lindi më 1900, në Trush, Shkodër. Më 19 maj 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi si «armik i popullit», me burg të përjetshëm, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale baras me kohën e ndëshkimit. Më 27 korrik 1946, me vendim nr. 151, Komiteti Ekzekutiv i Prefekturës së Shkodrës, vendosi «sekuestrimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, të kriminelit të luftës», Shaqir Heta, nga katundi Trush, Shkodër.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 220.