Xhaxhai i saj ishte ushtaraku i lartë në regjimin e Zogut dhe komandanti i xhandarmërisë gjatë pushtimit gjerman, Hysni Dema. Pas arratisjes së tij nga Shqipëria, ndaj familjes që la pas, nisi përndjekja. Gjyshi i Servetes, Dine Dema dhe babai, Ismail Dema u pushkatuan. Dy xhaxhallarë u arratisën, por u zhdukën.

Serveten, atëherë 5 vjeç, bashkë me motrën, nënën dhe gjyshen i internuan. Ajo jetoi në disa vende dhe kampe internimi si Valias, Elbasan, Berat, Tepelenë e me radhë.

Edhe familja e nënës së saj, edhe familja e burrit me të cilin do martohej më vonë, ishin familje të përndjekura nga regjimi komunist.

Burimi: Zërat e kujtesës, Vëllimi IX, Intervistoi Juliana Uznova Kurti, ISKK, Tiranë 2023
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.