Më 24.4.1958, vëllezërit dhe motrat nga Floqi i Korçës, Bilbil, Servet, Bajame e Skënderije dhe Naxhi Muharremi iu drejtuan kufirit, për t'u arratisur.

Serveti dhe Bajamja sapo mbërritën në vendin e quajtur burimet e Floqit, u kapën nga organet e Sigurimit dhe u mbajtën në vend. Kur mbërriti Bilbili, i cili shoqërohej nga Naxhiu, e pa veten të rrethuar. Bilbili nuk pranoi të dorëzohej dhe u vra nga forcat e Sigurimit dhe të Kufirit.

Gjykata Ushtarake Tiranë, me veprim në Korçë, e drejtuar nga kolonel Mit’hat Goskova, me pjesëmarrjen e prokurorit major Tase Koroveshi, me vendimin nr.75, datë 25.7.1958, i deklaroi fajtorë dhe e dënoi si vijon Servetin:

-Servet Hysen Ogreni, i vitlindjes 1935, nga Floqi i Korçës, me 15 vjet burgim, konfiskim të pasurisë, heqjen e dekoratës së punës dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 2 vjet.

U la në fuqi me vendimin nr.91, datë 10.9.1958 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë.

U lirua nga burgu më 25.8.1967.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.