Sipas Meleq Canes, i arrestuar në të njëjtën ditë, Sejati është arrestuar më 6 janar të vitit 1987. Sipas dëshmisë së Meleqit, për kujto.al, ata nuk kishin kryer asnjë veprim për t'u dënuar, por Sigurimi donte t'i implikonte në arratisjen e vëllait të Meleqit para 5 vitesh dhe t'i përdorte për të justifikuar dënimin e një ish-hetuesi.

Pasi mori dënimin dhe para se të dërgohej në burg, u shtrua në spital, për shkak të gjendjes shumë të keqe fizike ku e kishte çuar trajtimi çnjerëzor në hetuesi. Më pas u dërgua të vuante dënimin në Tale të Lezhës.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.