| Sali Tahiri | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sali Tahiri |
| Atësia: | Ramadan |
| Vendlindja: | Korçë |
| Vendbanimi: | Korçë |
| Datëlindja: | 1960 |
U lind në Korçë në vitin 1960. Ishte dënuar më parë dhe pasi kishte vuajtur dënimin në Shkollën e Riedukimit të Fëmijëve, në vitin 1985, vuante dënimin me internim. Në këtë periudhë tenton të arratiset, por kapet. Gjykata e Rrethit Pogradec, e drejtuar nga Pirro Tili, me pjesëmarrjen e ndihmësprokurorit Nezir Gjoka, me vendimin nr.62, datë 10.9.1985, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie dhe 5 vjet internim pas mbarimit të dënimit.
U lirua më 17.8.1990 nga Reparti nr.311 Qafë-Bari.
Burimi: Nga arkivat
