Lindi më 1905, në Kashar, Lushnje. Arrestuar më 17 dhjetor 1949. Më 21 shtator 1951, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi "për rrahje të Marshallit të Sigurimit", me një vit burg me punë të detyruar, humbjen e të drejtës elektorale për një vit, dhe konfiskimin e pasurisë. Më 1960, u arrestuar përsëri. Më 2 nëntor 1960, me vendim nr. 122, Gjykata Popullore Lushnje e dënoi "për fyerje të përfaqësuesve të pushtetit" me 6 muaj burg.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 194
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.