Sali Driçi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Sali Driçi |
Atësia: | Islam |
Vendlindja: | Burgajet, Mat |
Vendbanimi: | Burrel |
Datëlindja: | 1887 |
Gjyqi | |
Dënimi: | 30 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 49 |
Data e Vendimit: | 3/10/1945 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Peshkopisë |
Lindi më 1887, në Burgajet, Mat. Më 3 tetor 1945, me vendim nr. 49, Gjykata Ushtarake e Peshkopisë e dënoi "për pjesëmarrje në organizatën e Legalitetit, ka mobilizuar forcat për interes të okupatorit", me 30 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave civile. Komiteti Ekzekutiv i N.Prefekturës së Burrelit me shkurtim vendimi dt. 27.4.1946, "urdhnon sekuestrimin e pasunis private të kriminelit të luftës Sali Islam Driçit: 1) Nji shtëpi dykatëshe në Zall, Burgajet; 2) Nji kasolle; 21 dynym tokë e pemishte; 8) Sendet shtëpijake të gjetura në shtëpinë e tij".
Në foto: Sali Driçi bashkë me dy nga fëmijët e tij, Islam Driçi dhe Bardhyl Driçi (më vonë kanë ndryshuar mbiemrin në Aliaj).
Burimi: AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2472-2473. Gazeta Zyrtare, 22 korik 1946, f. 6