Lindi më 1887, në Burgajet, Mat. Më 3 tetor 1945, me vendim nr. 49, Gjykata Ushtarake e Peshkopisë e dënoi "për pjesmarrje në organizatën e Legalitetit, ka mobilizuar forcat për interes të okupatorit", me 30 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave civile. Komiteti Ekzekutiv i N.Prefekturës Burrelit me shkurtim vendimi dt. 27.4.1946, "urdhnon sekuestrimin e pasunis private të kriminelit të luftës Sali Islam Driçit: 1) Nji shtëpi dykatëshe në Zall, Burgajet; 2) Nji kasolle; 21 dynym tokë e pemishte; 8) Sendet shtëpijake të gjetura në shtëpinë e tij".

Burimi: AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2472-2473. Gazeta Zyrtare, 22 korik 1946, f. 6
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.