Kur vuante dënimin në Repartin nr.303 Spaç, gjeti në galerinë nr.21 një shteg daljeje, prej së cilës doli me të dënuarin Ahmet Manxhar Hoxhën më 10.10.1978, duke pasur me vete sqeparin e punës dhe disa patate të cilat i piqnin rrugës sa herë bënin zjarr. Duke udhëtuar natën e duke pushuar ditën, arritën deri në Fushë Alije. Ndërkohë, me të marrë njoftimin për arratisje, u mobilizuan të gjitha forcat dhe vullnetarët. Fillimisht dy të burgosurit i pikasi një fëmijë 10 vjeç. U orvatën të kalojnë Drinin, por këtu i qëlluan. Të dy shkëputen nga njëri-tjetri.

Ahmet Manxhar  Hoxha dënohet me pushkatim dhe ekzekutohet.

Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.