| Sako Protoduari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Sako Protoduari |
| Atësia: | Murat |
| Vendlindja: | Poshnje, Berat |
| Datëlindja: | 1910 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 37 |
| Data e Vendimit: | 15/3/1978 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Beratit |
Lindi më 1910, në Poshnje të Beratit. Më 15 mars 1978, me vendim nr. 37, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit», dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Arsyeja e vërtetë ishte dënimi me pushkatim i të birit me akuzën që do të hidhte në erë të kombinatit të tekstileve, për të cilën Sakoja tha “im bir nuk e di ku ndodhet kombinati dhe jo më ta hidhte në erë”. Ai ndërroi jetë në burg në moshën 78-vjeçare. Familja i gjeti eshtrat në varrezat e fshatit Panahor të Aranitas të rrethit të Ballshit.
Burimi: jalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 389
