Vajza e vogël e Hysni Demës. Nëntor 1944: forcat partizane e nxjerrin nënën me 5 fëmijë nga shtëpia në Tiranë dhe e internojnë në Berat kur ishte 5 muajshe; pastaj në kampin e Kamzës. 1948: nëna, ajo dhe Sazani, qëndrojnë për një vit në kullën e kalasë së Krujës. U rrit në kampet e internimit: në Berat, Kuçovë, Tepelenë; në kalanë- burg të Porto Palermos shtrirë mbi rrasa, zhytur në terr e lagështirë, duke pirë ujin e kripur gjithë krimba të pusit mbi kala. Hante lende dushku që ia sillte e ëma. Për të u kujdesën bashkëvuajtësit Marie Topalli me të bijën Suzin, ndërsa Vasfija ishte në punë. 1953: në Savër të Myzeqesë, në moshën 8vjeç nis të punojë në fushë, vete këmbëzbathur në shkollë duke rendur nga fusha në shkollë. 1970: shpërngulet me të motrën nga Savra në kampin e mbyllur të Belshit, ku bën punë të rëndë fizike.

 

 

Burimi: Rudina Dema cit. në Fatbardha Saraçi Mulleti: Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, bot. i dytë]:, ISKK, Tiranë 2013, intervistë me Rudina Demën f. 482-483.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

Fëmijët e kampeve të internimit, dhuna dhe uria nuk ua fshiu dot buzëqeshjen!

Një moment nga jeta e fëmijëve në kampet e internimit në Lushnje. Foto e Rudina Lexo më shumë