Roland Toli | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Roland Toli |
Atësia: | Lazer |
Vendbanimi: | Elbasan |
Datëlindja: | 10/1/1957 |
Gjyqi | |
Akuza: | "bashkëpunim për përmbysjen e pushtetit popullor" dhe "agjitacion dhe propagandë" |
Hetuesi: | Viktor Martini, Islam Llapi |
Data e Lirimit: | 28/12/1989 |
Dënimi | |
Burgu: | Burgu i Spaçit - nga viti 1979 ne vitin 1982 |
Burgu: | Burgu i Qafë Barit - nga viti 1982 ne vitin 1984 |
Gjatë ushtrisë kishte dashur të largohej nga Shqipëria, por planin nuk e vunë kurrë në jetë. Megjithatë, pasi u lirua nga ushtria, Sigurimi do e ndiqte derisa me akuzën e sajuar për bashkëpunim për përmbysjen e pushtetit popullor, bashkë me agjitacion dhe propagandë, e dënuan me 14 vjet heqje lirie.
Vuajti në kamp-burgjet e Spaçit dhe Qafë-Barit. Pas revoltës së Qafë-Barit, e zhvendosën, bashkë me një grup tjetër të dënuarish në burgun e Lezhës, për ta kthyer prapë në Spaç e më pas në Batër, ku shfrytëzohej puna e të burgosurve për nxjerrjen e mineraleve.
U lirua në fund të vitit 1989 dhe në vitin 1991 u arratis nga kufiri me Greqinë duke iu shpëtuar armëve të rojeve të kufirit.