Riza Kishta | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Riza Kishta |
Atësia: | Xhemal |
Vendlindja: | Kishtë, Gramsh |
Vendbanimi: | Elbasan |
Datëlindja: | 1897 |
Profesioni: | ushtarak |
Datë Vdekja: | 17/5/1949 |
Vënd Vdekja: | Elbasan |
Arsyeja e Vdekjes: | Hetuesi/Tortura |
Rrethanat e Vdekjes: | Hetuesi |
Zhdukja | |
Data e Arrestimit: | 2/1948 |
Riza Ismaili i njohur si Riza Kishta, nga emri i vendlindjes së tij, fshati Kishtë i rrethit të Gramshit, u lind në vitin 1897. Pasi mbaroi Normalen në Elbasan më 1914, u emërua si mësues i lëndës së Gjuhës Shqipe në Komunën e Rishtanit, ku më vonë merr detyren e sekretarit dhe të nënkryetarit të komunës. Më 1919, shkoi në Ankara dhe studioi për një vit në Akademinë Ushtarake të atij qyteti, ku dhe u diplomua në degën e Artilerisë, duke marrë gradën e togerit. Më 1921 shkoi në Itali dhe studioi për dy vjet në Akademinë Ushtarake të Firencës, ku dhe u diplomua me rezultate të larta në degën e Kavalerisë. Më 1923, në Garnizonin Ushtarak të Tiranës, ndërsa më 1925 në Gardën Kombëtare. Më 1927-1936 ishte deputet në Parlamentin Shqiptar (deputet i Gramshit). 1936- Mbreti Zog e emëroi kapiten Riza Kishtën në detyrën e Qarkomandantit të Xhandarmërisë në Prefekturën e Gjirokastrës. 1938- Qarkomandant i Xhandarmërisë në nënprefekturën e Peshkopisë.
Rizai nuk u konfrontua asnjëherë me partizanët dhe i quante ata “djemtë tanë”. Kjo nuk kishte si t’i shpëtonte Kuesturës, e cila kërkoi që “Riza Kishta të internohej në një komunë të largët të Italisë, për një periudhë dyvjeçare”. Me t’u kthyer nga internimi në Gandino (provincë e Bergamos), Rizai u vendos në krye të forcave nacionaliste në Gramsh. Në shtator 1944, kur luftës po i vinte fundi, Rizai tërhiqet në familje. Njërëz në zonë, mes tyre edhe komunistë, e njihnin veprimtarinë antifashiste të Rizait dhe e propozuan për anëtar të Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, që zhvilloi punimet në Berat në 20-23 tetor 1944.
1945 deputet në Qarkun e Elbasanit si kandidat i Frontit Demokratik i propozuar nga Partia Komuniste. Në 16 gusht të 1946-s, pasi nisi vala e arrestimeve ndaj bashkëpunëtorëve të tij, Rizai që më shumë në jetë vlerësonte lirinë dhe arsimin, së bashku me dy djemtë e tij, Qemalin dhe Qazimin, ikën nga shtëpia dhe dolën në mal në arrati. Pasi u dorëzuan, ata i mbyllën në qelitë e Degës së Punëve të Brendshme të qytetit të Gramshit dhe pasi i mbajtën disa kohë aty, i transferuan të gjithë në Degën e Punëve të Brendshme të Elbasanit. Riza Kishta vdiq në tortura pas 14 muajsh.
Më 13 mars 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vdekjes në hetuesi "për motive politike", më 17 maj 1949.