Riza Dani | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Riza Dani |
Vendlindja: | Shkodër |
Datëlindja: | 1887 |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Ngjarja i përfshirë: | Gjyqi i deputetëve |
Gjyqi | |
I Torturuar: | Po |
Akuza: | Akuzave të tjera iu shtua edhe ajo e organizimit të |
Vendimi: | Më 22 janar 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Data Ekzekutimit: | 7/2/1948 |
Lindi në Shkodër në vitin 1887. Intelektual dhe veprimtar i shquar u Lëvizjes Kombëtare në periudhët 1913-1944. Në fillim të vitit 1945 u zgjodh Kryetar u Komitetit Ekzekutiv të Qarkut Shkodër. Me 2 dhjetor 1945, u zgjodh deputet në Asamblenë Kushtetuese. Në parlamentin e ri ishte një nga drejtuesit e opozitës. Më 12 janar 1946, kur po mbahej mbledhja e katërt e kësaj asambleje që kishte si rend dite zgjedhjen e Presidiumit të Asamblesë, Riza Dani kundërshtoi listën në emër të pesë deputetëve të Beratit nga Kahreman Ylli. Pas shumë debatesh, fitoi të drejtën për të paraqitur edhe ai një listë të re ku përfshiu Ibrahim Karbunarën, Aleksandër Xhuvanin, Kulë Kuqalin etj, por jo Enver Hoxhën. Më 21 janar 1946, kur po diskutohej projekt-rregullorja e asamblesë, replikoi me Enver Hoxhën dhe Koçi Xoxen. Më 23 dhjetor, Riza Danit dhe disa deputetëve të tjerë iu hoq mandati, ndërsa më 14 maj 1947 mbërrin vendimi i Byrosë Politike i firmosur nga Enver Hoxhaa, Nako Spiru, Hysni Kapo dhe Shefqet Peçi, ku urdhërohej arrestimi i dhjetë deputetëve dhe dënimi i tyre me vdekje. Akuzave të tjera iu shtua edhe ajo e organizimit të "Lëvizjes së Postribës”. Më 22 janar 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi me vdekje, pushkatim, ndërsa në hetuesi kaloi turtura çenjerëzore. U ekzekutua më 7 shkurt 1948.