| Rita Koçi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Rita Koçi |
| Atësia: | Sami |
| Vendlindja: | Firence, Itali |
| Datëlindja: | 1930 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1950 |
| I Torturuar: | Po |
| Akuza: | “Organizatore grupesh në shkollat e mesme, agjitacion e propagandë me shkrim e me gojë, kundër pushtetit popullor.” |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
Rita Koçi Koka Lindi më 1930, në Firence, Itali. U arrestua më 1950. Pas një viti hetuesi me tortura, u dënua me 10 vjet burg, me akuzën: “Organizatore grupesh në shkollat e mesme, agjitacion e propagandë me shkrim e me gojë, kundër pushtetit popullor.” Në burgun e Burrelit u takua me babain e saj. Ajo ishte vajza e Sami Kokës , i dënuar nga Gjyqi Special 1945. Pas burgut u martua me bashkëvuajtësin në burgun e Burrelit, Xhorxhi Koci. Familja e tyre vuajti më tej disa vite internim në Kullë të Durrësit. Çifti Koci pati 4 fëmijë, tri vajza e një djalë. Fatkeqësisht, djali i tyre i vetëm u vra kur ishte ushtar, kur shërbente në Brigadën e Punës, si fëmijë i të dënuarve politikë apo me biografi të keqe. Më 1998, u largua nga Shqipëria.
