Lindi më 1927, në Dibër. Me vendim nr. 368, datë 13 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «dezertim», dhe e dënoi me vdekje. Më vonë, dënimi iu kthye në 30 vjet burg. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 5 vjet burg. Me vendim nr. 44, datë 25 gusht 1962, Gjykata e Qarkut të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 7 vjet burg dhe humbjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 398
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.