| Refat Paja | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Refat Paja |
| Atësia: | Dalip |
| Vendlindja: | Belsh, Elbasan |
| Vendbanimi: | Dalip |
| Datëlindja: | 15/2/1921 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Bashkëpunim në moszbatimin e reformës agrare dhe duke hedhur parulla për rrëzimin e pushtetit e qeverisë" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 1 |
| Data e Vendimit: | 1/1/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Rrethit Elbasan |
| Data e Lirimit: | 1951 |
Lindi në Belsh, më 15 shkurt 1921, sipas të dhënave zyrtare, por në dëshminë e tij, të disponuar nga kujto.al, ai ka thënë që ka lindur në vitin 1928. Me vendim nr. 1, datë 1 janar 1947, Gjykata Ushtarake e Rrethit Elbasan e dënoi për «bashkëpunim në moszbatimin e reformës agrare dhe duke hedhur parulla për rrëzimin e pushtetit e qeverisë», me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave civile, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Kreu 5 vjet burg dhe u lirua në vitin 1951. Ka vuajtur në kampin e Maliqit.
E arrestuan në të njëjtën kohë me të vëllanë, të cilin e dënuan me burgim të përjetshëm.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 370
