| Ramadan Liçi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ramadan Liçi |
| Atësia: | Abedin |
| Vendbanimi: | Miras, Korçë |
| Datëlindja: | 15/1/1962 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 20/6/1983 |
| Dënimi: | 3 vjet Burg |
| Hetuesi: | Ligor Kondili |
| Prokurori: | Petrika Gambeta |
| Vendimi: | nr.72 |
| Data e Vendimit: | 19/4/1984 |
| Gjykatësi: | Kiço Treska |
| Data e Lirimit: | 13/1/1986 |
Ramadan Abedin Liçi, i ditëlindjes 15.1.1962, me banim në fshatin Miras të Korçës, u arrestua më 20.6.1983 sepse po atë ditë theu me grushte dy xhamat e hyrjes kryesore në shtëpinë e kulturës së fshatit dhe dëmtoi fotografi që lidheshin me Enver Hoxhën.
Ndalimi u bë nga hetuesi Ligor Kondili. U akuzua në bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal, por i shtuan edhe nenin 93/1 në lidhje me nenin 31/a të Kodit Penal. Gjykimi u bë publik.
Gjykata e Rrethit Korçë, e vendosur në Bilisht, e drejtuar nga Kiço Treska, me pjesëmarrjen e prokurorit Petrika Gambeta, me vendimin nr.72, datë 19.4.1984, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie.
U lirua më 13.1.1986 nga Reparti nr.303 Spaç me dekretin nr.7015, datë 6.1.1986 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
