Lindi më 1924, në Pukë. Toger. Ishte një nga dy personat që morën pjesë në hedhjen e dinamitit në oborrin e Legatës Sovjetike në Tiranë më 19 shkurt 1951, pjesë e organizatës "Bashkimi Kombëtar". Kohën e atentatit e zgjodhën për shkak të përkujtimeve të Ushtrisë së Kuqe që po zhvilloheshin në Tiranë. U zbuluan rastësisht. Pjesëmarrësi tjetër në atentat, Hysen Llulla u vra në përpjekje, ndërsa Qazim Laçi dhe anëtarë të tjerë të organizatës, u arrestuan në periudhën 3 mars-3 prill 1951.

Më 9 tetor 1951, me vendim nr. 524, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor dhe pjesëmarrës në grupe terroriste" dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim. U ekzekutua më 28.12.1951 bashkë me 4 persona të tjerë të organizatës.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 43, FL. 41-42; Kastriot Dervishi

Dokumente

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.