Petraq Xhaçka | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Petraq Xhaçka |
Atësia: | Vasil |
Vendlindja: | Tiranë |
Datëlindja: | 14/4/1932 |
Profesioni: | inxhinier nafte |
Datë Vdekja: | 25/7/2004 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 6/3/1986 |
I Torturuar: | Po |
Akuza: | "Sabotator në sektorin e naftës" |
Dënimi: | 25 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 10/1/1987 |
Data e Lirimit: | 29/3/1991 |
Dënimi | |
Burgu: | Burgu i Burrelit - |
Pasi mbaroi politeknikumin "7 Nëntori" në degën Mineralogji, shkoi në Moskë, ku kreu gjatë viteve 1955-1959 studimet e larta në institutin e naftës "Gubkin", dega Gjeologji.
Në vitet 1959-1983 punoi si inxhiner dhe kryegjeolog i ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në Marinëz, kryegjeolog i drejtorisë së përgjithshme të kërkimeve të naftës në Kuçovë, zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve të Naftës në Kuçovë, kryetar i degës gjeologjike në drejtorinë e përgjithshme të naftës në Kuçovë, etj. deri drejtor i Institutit Gjeologjik të Naftës në Fier. Në vitet 1977-1983 ka qenë anëtar i komisionit të arsimit pranë Ministrisë së Arsimit dhe anëtar i seksionit teknik pranë Akademisë së Shkencave. Në vitet 1983-1986 ka punuar inxhinier në Institutin gjeologjik të naftës dhe si pedagog i jashtëm pranë universitetit shtetëror të Tiranës deri kur u arrestua në mars 1986 si sabotator.
U lirua në vitin 1991. Kërkoi ribërjen e procesit gjyqësor dhe u cilësua i pafajshëm në vitin 1992. Ka botuar libra në fushën e naftës dhe gazit. Në vitin 2004 botoi librin "Kalvari i një intelektuali", ku përshkruan historinë e dënimit. U nda nga jeta më 25.07.2004 në Boston të Amerikës.
Historia e tij përmendet në dokumentarin në anglisht “Prisoners of Burrel”, ku japin dëshmitë e tyre shumë të burgosur politikë që vuajtën dënimin në burgun e Burrelit gjatë regjimit komunist.