| Petraq Korçari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Petraq Korçari |
| Atësia: | Naun |
| Vendlindja: | Elbasan |
| Vendbanimi: | Elbasan |
| Datëlindja: | 1939 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 9/08/1958 |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 26/09/1958 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi më 1939, në Elbasan. Arrestuar më 9 gusht 1958. Më 26 shtator 1958, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi "për tradhti ndaj atdheut", me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet. Vuajti në burgun e Tiranës, punoi në kampin e Rinasit dhe të Sanatoriumit.
U lirua pasi kreu 5 vite burg. Ai ka thënë në një dëshmi për arkivën e familjes Doko se punoi në parkun e mallrave deri sa doli në pension duke qenë vazhdimisht i ndjekur nga Sigurimi.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 320
